Animatori Robert Bob Givens që realizoi vizatimin e parë të Bugs Bunny-it, lepurit më të njohur të Warner Bros-it vdiq në moshën 99 vjeçare në Los Angeles. Pasi punoi në disa animime me metrazh të shkurtër dhe në filmin “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” të vitit 1937 për shoqërinë Walt Disney Studio, Givens kaloi tek Warner Brother. Bënte pjesë në ekipin e vizatuesit Chuck Jones. Në vitin 1940 iu dha një detyrë të vizatonte një personazh të ri, një lepur gri në dukje i mirë që të shfaqej në animimin “një lepur i egër” me frazën e tij: “Ç’të re kemi plako?”
Ky ishte momenti kur krijoi Bugs Bunny-in. Megjithatë karikaturisti u dërgua në Luftën e Dytë Botërore, ku punoi si realizues i filmave komikë për ushtrinë amerikane. Pas kthimit nga lufta Givens iu bashkua Warner Bros deri në vitin 2001. Ishte pjesë e filmave si The Looney Looney Looney Bugs Bunny Movie, Garfield, Tom and Jerry, Popeye marinari. Pas tërheqjes ai vazhdoi punën e tij si profesor dhe konferencier deri ne moshën 90 vjeçare. / Bota.al