Histori

Vdiq, apo e vranë Presidentin Warren G. Harding

Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze

hardingPresidenti i 29 i Shteteve të Bashkuara ka jetuar një mënyrë jetese të pashëndetshme që favorizonte alkoolin, cigaret puro, dhe lojërat poker natën vonë. Ai ishte tipi i përkryer për një infarkt në zemër. Në korrik 1923, Harding ndërmori një udhëtim të gjatë, rraskapitës në të gjithë vendin, me ndalesa në Vankuver, Alaska, dhe Shtetin e Washingtonit. Presidenti ishte dukshëm i dobët dhe i lodhur dhe i duhej të anullonte fjalimet e tij në Portland dhe San Francisco. Ai vdiq më 2 gusht 1923, zyrtarisht për shkak të “disa zhvillimeve në tru, ndoshta të një apopleksie.” Historia e ka regjistruar atë si atak në zemër.
Megjithatë katër mjekët që e asistuan atë gjatë javës së fundit nuk mund të binin dakord për shkakun e saktë të vdekjes. Autopsia që mund të kishte zgjidhur të gjitha pyetjet nuk është bërë – me urdhër të Zonjës së Parë, Florence Harding. Këto rrethana të dyshimta nënkuptojnë se diçka ishte duke u mbuluar.
Historitë e momenteve të fundit të presidentit kundërshtojnë njëra-tjetrën. Harding duket të jetë shëruar nga një goditje e dispepsisë (mostretjes) dhe pneumonisë në mbrëmjen e 2 gushtit dhe ishte në shoqërinë e zonjës Harding në dhomën e tij të hotelit. Sipas këtij versioni të ngjarjeve, Florence u largua për të shkuar për te dhoma e saj, dhe një infermiere erdhi dhe e pa Hardingun në fytyrë të dridhej. Ajo vuri alarmin, por Harding kishte vdekur. Një tjetër version e vendos në skenë Dr. Charles Sawyer, një mjek familje i besuar nga Hardings,  duke i shërbyer presidentit që ish i dënuar të vdiste.
Në qoftë se presidenti u vra, i dyshuari kryesor do të ishte Zonja e Parë, që kishte motivin, mjetet, dhe mundësinë për të kryer vrasjen. Harding ishte një feminist i njohur dhe mund të ketë ndarë vajzën nga i dashuri i saj, Nan Britton. Ky motiv ishte i mjaftueshem, por ka qenë edhe marrëdhënia e Hardingut me një grua të martuar me emrin Kerri Phillips. Burri i saj e kishte kërcënuar çiftin se do ta ekspozonte, dhe disa sugjerojnë se Florence vrau Warren-in që të largonte poshtërimin publik. Ajo mund t’ kishte hedhur helm kur ishte vetëm me burrin e saj.
Pak më shumë se një vit pas vdekjes së presidentit, Dr Sawyer vdiq në të njëjtën mënyrë, pas një vizite nga askush tjetër përveçse Florence Harding. Pikëpyetja është ngritur në këtë mënyrë: A e kreu Florence vrasjen me ndihmën e Dr Sawyer, dhe ishte vrarë ai nga ana e saj për të siguruar heshtjen e tij? Florence vdiq dy muaj më vonë, duke marrë me vete të fshehtën në varr.

Leave a Reply

Back to top button