Bota

Vendet europianë këshillojnë turistët: Në Greqi merrni me vete sa më shumë para cash

Screen Shot 2015-06-29 at 10.10.25

Duke pasur parasysh krizën aktuale financiare, qeveria gjermane ka dhë një këshillë të pazakontë në lidhje me Greqinë.

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të Zyrës së Jashtme Gjermane të dielën më 28 qershor, udhëzonte qytetarët gjermanë që planifikonin të kalonin pushimet këtë verë në Greqi, të merrnin sasi të mjaftueshme parash cash me vete.

Zyra paralajmëroi se personat që kërkonin të tërhiqnin para nga bankomatet në Greqi duhe të përgatiteshin për të pritur një kohë të gjatë në radhë. Gjithashtu tha që bankat greke mund të kenë vështirësi në makineritë e tyre në mbajtjen e eurove.

Gjermania nuk ishte i vetmi vend europian që paralajmëroi qytetarët e saj për të marrë sasi të mëdha parash cash me vete nëse vizitojnë Greqinë.

Zyrat e huaja në Britani, Hollandë, Suedi, Danimarkë dhe Finlandë kanë dhënë po të njëjtin mesazh.

Leave a Reply

Back to top button