E shqetësuar për rritjen më të madhe të rasteve të reja të koronavirusit në shtatë javë, Sllovenia do të vendosë një karantinë të detyrueshme 14-ditore nga e premtja për shumicën e njerëzve që vijnë nga Serbia, Bosnja dhe Kosova, tha qeveria.
“Ne duam të parandalojmë që të mos jemi në gjendje të ndjekim kontaktet e atyre që janë të infektuar … kështu që ne duhet të reagojmë menjëherë aty ku duhet, kryesisht në kufijtë tanë,” tha Ministri i Shëndetësisë Tomaz Gantar në një konferencë për shtyp.
Qeveria gjithashtu mund të rrisë kufizimet brenda vendit nëse virusi vazhdon të përhapet, shtoi ai. Në maj, Sllovenia u bë vendi i parë evropian që shpalli fundin e shpërthimit të koronavirusit, megjithëse disa kufizime mbeten në fuqi./bota.al/