Bota

Vendi ku krijohen idetë, muzika, librat, personazhet, kultura materiale dhe jomateriale. Çfarë humbasim…

Londra ishte kryeqyteti i vërtetë i Europës… Do të kish qenë bukur, sikur të gjitha këto të mbeteshin europiane. Por do të jetë sidoqoftë e pamundur që të na i marrin

Screen Shot 2016-06-24 at 10.02.02

Jo vetëm që BE do të jetë i vetmi Union i cili flet gjuhën – anglishten – e një shteti që nuk është pjesë përbërëse e tij. Mbretëria e Bashkuar ishte “software” i Perëndimit: vendi ku formohen idetë, muzika, librat, personazhet, kultura materiale dhe jomateriale që i jep shije jetëve tona. Ndoshta tani që ka fituar lamtumira, nuk do të ndryshojë asgjë; ose ndoshta të gjithë do të bëhemi më të varfër. Kush ka hedhur teorinë e parakalimit të SHBA ndaj Britanisë së Madhe në betejën e “fuqisë së butë”, ndoshta nuk mban parasysh faktin që shumë persona, të cilët ndonjëherë konsiderohen amerikanë – edhe Rolling Stones, për të rinjtë që mësojnë muzikën nga etërit apo gjyshërit – janë në të vërtetë angleze; dhe artistë të mëdhenj amerikanë, si Stenli Kubrik (ndoshta regjisori më i madh i të gjitha kohërave), zgjodhën Anglinë si atdheun e tyre.

Legjendat e plakura

Disa legjenda të dekadës së kaluar janë plakur disi. Bekam dhe Spice Girls. Robi Uilliams dhe Manchester United, që pa Fergusonin nuk është më i njëjti. Cullufja e Hjugh Grant dhe bukuria e Kejt Mos. Emirët arabë dhe oligarkët rusë, Abramoviç kundër Berezovskijit, spiunë dhe vrasje me helm. Butësia e Kejt Uinslet dhe brishtësia e Keira Najtlej.  Millenium Dome, London Eye, dokët e vjetër të Tamizit, të konvertuara në shtëpi për borgjezë bohemianë. Toni Bler dhe rruga e tretë, mes liberizmit dhe socializmit. Mbi Londrën e gjallërishme …

[real3dflipbook id=”1201″]

Leave a Reply

Back to top button