Letersi

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg / Daniel Defo: Himn ndaj shtyllës së ndëshkimit

Screen Shot 2016-08-18 at 12.57.54Përbuzja, që falsifikon për turp Botën e Re,

Është pa kurrëfarë krimi, një emër bosh.

Një hije për të zbavitur njerëzimin,

Por kurrë nuk tremb të Urtin, apo atë që e ka mendjen top.

Daniel Defo (1660-1731), është i mirënjohur nga ne sot për romanin e tij “Robinson Kruzo”, por ai kaloi shumicën e jetës së tij si një propagandist dhe pamfletist, gjatë kohërave të trazuara politike dhe fetare që pasuan Revolucionin e Lavdishëm të vitit 1688 në Angli. Në vitin 1702, Defo botoi në anonimat librin “Rruga më e shkurtër me kundërshtarët”, në të cilën satirizonte drejtuesit e lartë konservatorë anglikanë gjatë mbretërimit të mbretëreshës Ana, të cilët qenë jotolerantë me protestantët antikonformistë si Defo.

Në këtë libër, ai imitoi personalitetet e tyre, dhe propozoi që në vend të miratimit të çfarëdolloj ligji kundër disidentëve fetarë, do të qe më e përshtatshme që thjesht të vriten të gjithë ata. Në fillim, shumë konservatorë anglikanë e morën seriozisht këtë propozim, por së shpejti u zbulua autorësia e Defo dhe ai u arrestua në vitin 1703 për shpifje me qëllim nxitjen e rebelimit.

Defo u dënua për të “qëndruar tri herë në shtyllën e ndëshkimit, të paguajë një gjobë prej 200 markash, dhe mbetej në Njugejt, derisa sa të mund ofronte garanci për sjelljen e tij të mirë për 7 vjet”. Në burgun e Njugejtit, Defo shkroi “Një himn për shtyllën ndëshkimore”, e cila u shit në rrugë gjatë njërës prej seancave të tij në shtyllën e ndëshkimit.

Besohet se poema fitoi zemrat e turmës, e cila në vend se ta gjuante me ushqime të kalbura dhe priste veshët, sikurse ndodhi me disa disidentë puritanë pak javë më parë, spektatorët e zbukuruan shtyllën e ndëshkimit me lule. Një biograf i Defo, tha më vonë se “askush në Angli përveç Defo nuk qëndroi ndonjëherë në një shtyllë ndëshkimi, dhe më vonë të rritej në rëndësi në mesin e njerëzve të tij”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button