Letersi

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg: ’Infelix Ego’ (I palumtur jam)

Screen Shot 2016-08-27 at 22.48.54Frati domenikan Xhirolamo Savonarola (1452-1498), ishte sundimtari de fakto i Firences në 5 vitet që çuan deri në vdekjen e tij të tmerrshme. Gjatë udhëheqjes së tij, Savonarola foli për përtëritjen e Krishterimit në Rilindjen Fiorentine, dhe ndërmori një fushatë puritane kundër Papës Aleksandrit VI. Pas refuzimit të partneritetit me Lidhjen e Shenjtë të Papës, Savonarola u thirr në Romë. Ai u shkishërua nga Papa në vitin 1497, pas denoncimit të korrupsionit të Vatikanit dhe u burgos për shkak se predikonte blasfemi kundër kishës.

Savonarola u torturua deri sa ai pranoi se i kishte shpikur vizionet dhe profecitë e tij për një Krishterim të reformuar. Ata ia lanë krahun e djathtë të paprekur, në mënyrë që ai mund të nënshkruante rrëfimin. Savonarola u dogj dy javë më parë në turrën e druve në ‘Piazza della Signoria’. Gjatë burgimit të tij, Savonarola shkroi “Infelix Ego”, i njohur në anglisht si “Medet, sa qyqar jam”, një meditim mbi Psalmin 51 për t’i kërkuar faljes Perëndisë, për shkak se hodhi poshtë bindjet e tij pas torturave.

Ajo fillon:”Medet, sa qyqar jam, i privuar nga çdo lloj ndihme, që kam ofenduar qiellin dhe tokën – ku të shkoj? Ndaj kujt duhet të drejtohem? Drejt kujt të fluturoj? Kush do të ketë mëshirë për mua? Nuk guxoj të ngre sytë e mi drejt qiellit, sepse kam mëkatuar shumë kundër tij: në tokë nuk gjej dot asnjë strehim, pasi kam qenë një fyerje për të. Çfarë duhet të bëj pra? A duhet të dëshpërohem? Jo, në asnjë mënyrë. Perëndia është i mëshirshëm, Shpëtimtari im, është i dashur. Vetëm Perëndia është pra streha ime”. Fjalë të rënda.

Kauzat e Savonarolas për liri republikane dhe reformë fetare, mbështeten ende nga adhuruesit e tij, edhe pse progresi ka qenë i ngadaltë. Sidoqoftë, jeta e Xhirolamo Savonarolës është një histori tragjike e një militanti të shkolluar, që në fund u thye nga mizoritë e njeriut ndaj njeriut. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button