Bëhet fjalë thjesht për një legjendë. Eshtrat që janë gjetur nga arkeologët në rrëzë të malit Taiget pranë Spartës, i përkisnin në fakt njerëzve të rritur. Ishin ndoshta të dënuar të hidheshin nga lartësia, një dënim ky që ishte i parashikuar për krimet politike, edhe në Athinë në shekullin e pestë para Krishtit.
Nga ana tjetër, e vërtetë është që bijtë e spartanëve (ashtu si fëmijë të grekëve të tjerë) liheshin të vetëm në male për t’u kalitur dhe forcuar. (Në pikturë, ligjvënësi spartan, Likurgu). /bota.al