Për dikë që nuk është i futur shumë thellë në njohuritë për verën, është e kollajtë të dëgjoj snobë që flasin për vitin e prodhimit, dhe të hamendësojë që, sa më e vjetër të jetë një verë, aq më mirë. Por nuk është kështu. Gjëja më e rëndësishme në lidhje me moshën e verës është viti i caktuar në vetvete – si kanë qenë kushtet e motit në atë vit, dhe çfarë impakti mund të kenë patur ato mbi vjeljen e rrushit dhe cilësinë e verës së prodhuar prej tij.
Sa për moshën, kjo shpesh është më shumë negative se sa pozitive, sipas gazetarit që merret me temën e verës, Giles Kime. “Shumica e verërave – sidomos të bardhat – bëhen gjithnjë e më të mira dhe të dobëta me kalimin e kohës”, shkruan ai në librin e tij “Sekretet e verës”. Vetëm disa verëra të kuqe të cilësisë së lartë dhe disa shampanja përmirësohen me kohën – “por edhe kjo është shumë e lidhur me shijet personale”.
Përtej këtyre pritshmërive, verërat përgjithësisht duhet të konsumohen brenda një apo dy vitesh pasi futen në shishe. / Bota.al