Horizonti.alPsikologji

Vetëkontrolli, si funksionon dhe si mund të përmirësohet

Nga Steffano Canali

Një gotë me tepër, një çokollatë më shumë, e disata cigare e fundit, apo edhe thjesht një përgjigje e vrazhdë:në origjinë të tyre është gjithnjë humbja e “vetëkontrollit”, funksioni ekzekutiv i trurit që na lejon të rregullojmë veprimet tona, në funksion të një qëllimi jo të menjëhershëm.

Prej disa vitesh, neuroshkenca ka filluar të zbulojë mekanizmat, duke sugjeruar mundësinë e përmirësimit të tij, për të parandaluar sjelljen e padëshiruar, dhe për të përmirësuar cilësinë tonë të jetës.

Përsa i përket parandalimit dhe trajtimit të varësive, është e rëndësishme të punohet në forcimin e funksioneve të vetëkontrollit. Pa një kontroll të rifituar në mënyrë vullnetare, një person i caktuar është i dënuar të kthehet sërish tek përdorimi i substancës me të cilën ka abuzuar më herët, apo tek një varësi e re, ndoshta sjellore ose emocionale, e cila do të zëvendësojë një tjetër të mëparshme, nganjëherë me rezultate më të këqija.

Vetëkontrolli që na bën njerëzorë

Aftësia për të kontrolluar sjelljen, është në themel të aftësisë njerëzore për të bashkëpunuar, për të hyrë në forma të marrëdhënieve shoqërore shumë komplekse dhe të rregulluara. Do të ishte realisht e pamundur, dhe madje e tmerrshme jetesa në bashkësi, nëse të gjithë individët do t’u jepeshin lirisht impulseve të tyre.

Por vetëkontrolli është gjithashtu i dobishëm në një nivel individual, për të arritur një qëllim të caktuar, për t’i rezistuar tundimeve, ose mendimeve ngacmuese. Speciet njerëzore, kanë një kapacitet të lartë për vetëkontroll. Ne jemi në gjendje të trajtojmë një masë të tepruar stimujsh, që tentojnë të nxisin veprime automatike, instinktive apo impulsive dhe forcat egoiste, që synojnë të kënaqin dëshirat.

Studime të ndryshme kanë treguar se në kushte normale, ne ushtrojmë vetëkontroll mbi veten në dhjetëra raste çdo ditë:shtypim impulsin që na nxis të përdorim fjalë të pista ndaj dikujt që ndjejmë se na ka bërë një padrejtësi, ose duke hequr dorë nga ngrënia e një fete tortë në një banket, nga të pirit e një gote më tepër, duke e ditur se duhet të ngasim makinën. Lista është e pafundme.

Bazat cerebrale të vetëkontrollit

Pjesa më e madhe e asaj që dimë mbi vetëkontrollin, vjen nga studimet neuropsikologjike, nga vëzhgimi i pacientëve që kanë pësuar dëmtime ose mosfunksionim të trurit. Pacientët me dëmtime të korteksit paraballor – në veçanti pjesa ventromediale – shfaqin mosbesim, impulsivitet, agresion, dhunë.

Këta njerëz duket se nuk janë në gjendje të rregullojnë sjelljen e tyre emocionale dhe shoqërore. Ata bëhen agresive, antisocialë, dhe në të njëjtën kohë kanë vështirësi në planifikimin dhe rregullimin e orekseve (ushqimor, seksual, apo të substancave psikoaktive).

Pacientët me dëmtim të korteksit paraballor ventromedial, kanë vështirësi serioze në marrjen e sinjaleve dhe reagimeve nga njerëzit e tjerë, si dhe në respektimin e normave shoqërore. Megjithatë, ata janë shpesh plotësisht të vetëdijshëm për defektet në sjelljen e tyre, por nuk arrijnë t’i kontrollojnë apo pengojnë ato. Me sa duket, kjo zonë kryen një funksion frenues në qendrat e trurit emocional dhe impulsive, dhe kur një dëmtim ndikon në sjelljen e tij impulsive, duke përfshirë agresionin, ai mund të rregullohet.

Edhe kërkime tek njerëzit e shëndetshëm, tregojnë gjithashtu se vetëkontrolli në përgjithësi varet nga korteksi paraballor. Duket pra që vetëkontrolli është një funksion nga lart-poshtë, në kuptimin që zonat e sipërme të lëvores paraballore, ku janë të kodifikuara vlerat, përfaqësimet, emocionet e të tjerëve, funksionet njohëse dhe sociale, rregullojnë dhe pengojnë funksionet e qendrave emocionale dhe impulsive të vendosura më në thellësi, në qendër të trurit emocional:pjesët më të lashta të sistemit limbik dhe të sistemit të shpërblimit.

Ekziston pra brenda trurit një sistem neuro-sjellor, i përbërë nga struktura funksionale, në konkurrencë me zonat e thella të tipit impulsiv (amigdala, septumi, dhe akumbensi në sistemin limbik) dhe zonat frenuese (lëvorja paraballore). Për çdo veprim, do të aktivizohej një lloj balance, ku shtytja impulsive tenton të kundërshtohet nga një kontroll konjitiv dhe frenues i korteksit paraballor.

Nëse aktivizimi emocional dhe impulsiv është shumë i fortë ose kontrollet konjitive janë shumë të dobëta apo mungojnë fare për shkak të shpërqëndrimit, stresit, depresioni, mbingarkesës njohëse, ky sistem i trurit shkakton sjellje impulsive, si ato që mund të shkaktohen nga konsumimi i një substance, kur dikush do të donte të ndalonte marrjen e saj

Përmirësoni vetëkontrollin me anë të gjuhës

Për të përmirësuar aftësinë e vetëkontrollit, një strategji e përgjithshme përfshin forcimin e aktivitetit frenues të lëvores paraballore, që mund të arrihet duke punuar mbi leksikun emocional. Tek pasurimi i fjalorit tuaj, për të paraqitur në një mënyrë më të saktë gjendjet emocionale vetjake dhe ato të tjetrit, shtrihen mundësitë e zhvillimit të konjitivitetit, nëpër zonat paraballore kortikale dhe atopgjuhës, impulse që vijnë nga qendrat më primitive të trurit.

Përforcimi i aktiviteteve frenuese të korteksit paraballor, mund të arrihet edhe nëpërmjet ushtrimeve që synojnë aktivizimin e kësaj fushe, siç janë ndërgjegjja ose stërvitjet që zhvillojnë aftësitë e vëmendjes, përqendrimit, menaxhimit të automatizmit dhe sjelljeve refleksive. Këto ushtrime, për shkak të efektit të neuroplasticitetit, mund të përmirësojnë dhe të bëjnë më efikas funksionet frenuese të kësaj zone të trurit.

Marrë me shkurtime nga GalileoNet – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button