Horizonti.al

Vetmia? Ja pse është e keqe, për trupin dhe mendjen

screen-shot-2016-09-16-at-11-42-19Të jesh përjashtë në natyrën e egër krejt i vetëm, vetëm me aftësitë e tua të mbijetesës si dhe disa pak mjete, është një sfidë e fortë për këdo. Pak a shumë kjo është edhe ideja e serialit të History Channel, “Alone”. Por në sfidë më pak e dukshme shkon bashkë me kushtet e mbijetesës – sfida që t’ia dalësh, krejtësisht i vetëm. Vetmia jo vetëm që shkakton dëm mbi shëndetin mendor, por studimet tregojnë se izolimi shoqëror prek edhe shëndetin tuaj fizik.

Psikologët në Universitetin e Chicagos dhe Universitetin Shtetëror të Ohios kanë kryer studime që tregojnë ndryshime në sistemin imunitar të njerëzve të izoluar nga shoqëria. Këto ndryshime mund të shkaktojnë një gjendje që quhet inflamacioni kronik. Njerëzit e vetmuar kanë edhe nivele më të larta të kortizolit, i cili në sasi të mëdha, mund të shkaktojë inflamacione dhe sëmundje./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button