Një tjetër humbje e turpshme për kombëtaren shqiptare, që është mundur me rezultatin 1-4 ndaj Ukrainës.
Kjo ndeshje vinte menjëherë pas performancës së dobët të Shqipërisë ndaj Kosovës, për të treguar më së miri se diçka nuk funksionon në këtë grup.
Kombëtarja është vërshëllyer në fundin e ndeshjes, ndërsa tifozët kanë thirrur në korr: “Luani me zemër!”.
Gjatë intervistës së Panuçit për “Supersport”, tifozët kanë vërshëllyer teknikun italian, ndërsa ky i fundit nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën.