Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur Sevillën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Ndeshja filloi mirë për Barcelonën, pasi Ardan Turan shënoi që në minutën e 9-të një gol të bukur pas asistimit të Leo Messi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pasi që Sevilla humbi një penallti me kapitenin Iborra.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe dy herë.
Ishte fillimisht mesfushori turk, Arda Turan, që ka shënuar vetëm dy minuta pasi ka filluar pjesa e dytë, teksa golin e dyti e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi.
Ky ishte goli i dytë personal i turkut, ndërsa Messi pas asistimit në golin e parë, u bë edhe vet shënues.
Barca e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm fiton 5-0. Lionel Messi dje ka ngritur trofeun e Superkupës së Spanjës në Camp Nou. Argjentinasi në mungesë të Andres Iniestas kishte në dorë shiritin e kapitenit dhe bëri një paraqitje të jashtëzakonshme. Ai shënoi një herë dhe dha një asist në fitoren 3-0 kundër Sevillas. Messi ngriti në qiell për herë të parë një trofe si kapiten, pasi më parë trofetë te Barcelona i ngrinin Carles Puyol, Xavi e tashmë Iniesta. Messi është zëvendëskampiten i Barcelonës.
https://www.youtube.com/watch?v=qfQN0HvowLc