Bota

VIDEO: Grushte dhe shkelma kokës, dhunohet fizikisht krebashkiakut të Selanikut

Kryetari i Bashkisë së Selanikut, është  sulmuar fiziksht gjatë një ceremonie në kujtim të masakrës së grekëve në Detin e Zi në Turqi gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore

Yiannis Boutaris, 75 vjeç, është nxjerrë me eskortë nga një ceremoni që u zhvillua dje e cila degjeneroi në dhunë.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

“Ata më godisnin kudo, me qëllonin me grushte, me shkelma”, theksoi ai për agjencinë kombëtare të lajmeve ANA.

Imazhet tregojnë kryebashkiakun e Selanikut, Yiannis Boutaris të rrethuar nga pjesëmarrësit në ceremoni.

Më pas, kur ai do të largohej ata kanë filluar të hedhin objekte dhe ta sulmojnë. (TemA)

Leave a Reply

Back to top button