Bota

VIDEO – Klienti i çmendur / Hyn në dyqanin e Apple dhe thyen gjithë iPhonet

screen-shot-2016-10-01-at-9-46-31-amNjë incident i çuditshëm ka ndodhur në një dyqan të Apple në Francë, me një burrë të paidentifikuar që është futur në dyqan dhe në mënyrë metodike ka thyer iPhone me vlerë mijëra dollarë, duke përdorur një top çeliku.

Incidenti me sa duket lidhet me akuzat që Apple ka shkelur të drejtat e konsumatorëve europianë. “Ata refuzuan të më rimbursojnë”, tha ai para kamerave në frëngjisht, pasi vë re se po filmohet. “Unë u thashë: Më ktheni paratë e mia. Ata thanë jo. Atëherë çfarë ndodh? Ja, kjo ndodh”.

Ngjarja ndodhi në një dyqan Apple në Dijon.

Më e çuditshmja në këtë video është indiferenca e gjithë të tjerëve. Edhe pasi vijnë rojat e sigurisë, ai vazhdon, dhe ata e neutralizojnë vetëm pasi i vë duart në fyt njërit prej tyre.

Për më shumë shihni videon më poshtë. /bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=w-OVSJz6PP0

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close