Bota

VIDEO – “Loja luftash” në Detin e Zi. Gjuajtësit rusë provokojnë një luftanije amerikane

Screen Shot 2015-06-02 at 17.57.02

Sipas Pentagonit, avionët kishin një sjellje agresive. Anija po kryente aktivitete rutinë

Fluturime shumë pranë luftanijes amerikane USS Ross, që vazhdojnë prej ditësh. Denoncimin e ka bërë Pentagoni, sipas të cilit avionë gjuajtës rusë kanë kaluar shumë pranë luftanijes në Detin e Zi, duke fluturuar në mënyrë agresive.

Sipas versionit të Pentagonit, anija është e angazhuar në aktivitete rutinë dhe ka “qëndruar gjithmonë në ujëra ndërkombëtare”. Marina ka publikuar edhe një video ku shihet një avion që kalon jo më shumë se 500 metra mbi anijen.

Avionët rusë, ka saktësuar koloneli Steve Warren, zëdhënës i Pentagonit, nuk ishin të armatosur. Anija amerikane ka ruajtur drejtimin e saj edhe pas “incidentit”.

https://www.youtube.com/watch?v=ZsgX5OsTyb4

Leave a Reply

Back to top button