BBC raporton se një terrorist tjetër u ekzekutua me snajper nga forcat antiterror në Paris. Pas kësaj, numri i terroristëve të vrarë arrin në tre vete, në Saint Denis, një lagje në veri të Parisit. Por informacionet janë ende të pakonfirmuara. Nuk dihet ende identiteti i të vrarëve. Një nga tërroristët ishte një grua, e cila hodhi veten në erë, për të mos u dorëzuar. Dyshohet se dy persona janë arrestuar, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ndërhyrja e policisë nisi në orën 4:30 të mëngjesit dhe banorët e Parisit kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, pas thirrjeve të vazhdueshme te policisë. /Lapsi
Less than a minute