Sport

Video/ Penalltia më e çuditshme, as lojtari që gjuan nuk beson që është shënuar gol

Futbolli gjithmonë ka krijuar surpriza dhe emocione, pasi njihet si sporti më i bukur. Penalltitë janë një spektakël më vete, pasi surprizat gjithmonë kanë qenë të shumta. Por penalltia më e bukur është shënuar në sfidën Bangkok dhe Satri Angthong, siç shihet dhe në faqen e Daily Mail.

Me shumë gjasa kjo mund të konsiderohet penalltia më e çuditshme dhe më e bukur në historinë e futbollit. Trajektorja që ka marrë topi pasi u përplas me traversën e portës i la të gjithë gojëhapur.

Në një ndeshje mes Bangkok Sports Club dhe Satri Angthong ishin penalltitë ato që do të vendosnin fatin e sfidës pas rezultatit final 2-2.

Kur lojtari i Bangkok gjuajti penalltinë, topi u përplas me traversën, dhe në këtë moment portieri gëzoi pafund. Por pasi topi përplasi traversën dhe ra në tokë në afërsi të lojtarit që e gjuajti, u kthye sërish në portë pa e prekur asnjë, dhe u fut drejt e në portë.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-5007557/Goalkeeper-prematurely-celebrates-penalty-shootout-miss.html#v-3074190590562709606 

Leave a Reply

Back to top button