Në Tunizi, një liqen është shfaqur krejt papritur në mes të shkretëtirës në jug të këtij vendi. Ai është shfaqur në një zonë rreth 25 kilometra nga qyteti i Gafsas, në një vend në të cilin mbizotëronte thatësira.
Liqeni i zbuluar nga disa barinj, u quajt mrekulli për banorët të cilët vuanin nga thatësira prej kohësh. Disa nisën të flasin madje për kthimin e zonës në një vend turistik.
Më shumë se 600 persona bëjnë plazh në liqenin e ri që në ditën e parë. Deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar apo edhe shkencor për këtë fenomen. Por autoritetet vendase kanë lajmëruar popullsinë që të bëjë kujdes, pasi uji mund të jetë mbartës i sëmundjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=KESPEjNRqLk