Enciklopedike

Vizioni i Rene Dekartit mbi hyjnoren dhe shpirtrat e këqinj

Një vizion është diçka e parë në ëndërr ose një përvojë e mbinatyrshme, që zbulon informacionin nëpërmjet një zbulese. Vizionet janë të lidhura me traditat fetare dhe shpirtërore, dhe sigurojnë njohuri të larta apo të kuptuarit e realitetit njerëzor. Një shembull i dukshëm është Rene Dekarti, i cili përjetoi një seri prej tre vizionesh natën e 11 nëntorit 1619, për të cilat ai tregon se një shpirt hyjnor i shpalli atij një filozofi të re, e cila e kombinuar matematikën dhe filozofinë krijonte një disiplinë të re, gjeometrinë analitike.

Nëpërmjet këtyre vizioneve ai gjithashtu zbuloi se të gjitha të vërtetat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Dekarti pati ndërkaq biseda imagjinare me një “Demon të Lig” ose një “Gjeni të Lig” në veprën e tij “Meditimet mbi Filozofinë e Parë” (1641), një personazyh që është “sa i zgjuar dhe mashtrues aq edhe i fuqishëm, dhe që bën çdo përpjekje për të më mashtruar”.

“Demoni i Lig” është përdorur si një metodë e dyshimit sistematik, ku ne duhet të dyshojmë madje dhe mbi shqisat tona, të cilat mund të na çojnë në rrugë të gabuar. Qëllimi është të përdorim dyshimin si një mënyrë për të përvetësuar njohuri mbi gjërat, për të cilat dikush

nuk mund të dyshojë. Prej këtij momenti vjen edhe shprehja e famshme “mendoj, pra ekzistoj”: Dekarti u përpoq të dyshonte mbi ekzistencën e tij, por fakti që ai dyshonte mbi këtë, dëshmonte se ai ekzistonte, pasi ai s’mund të dyshonte në rast se nuk ekzistonte. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button