Bota

Vjen në jetë fëmija i parë pa gjini, i lindur nga një burrë

Një burrë transgjinor ka lindur ditën e djeshme një fëmijë të shëndetshëm , pesë vjet pasi kishte lindur fëmijën e parë kur kishte qenë një femër.

30-vjeçari Kaci Sullivan nga Wisconsin, SHBA, besohet të jetë personi i parë në botë që ka lindur dhe  si një grua dhe si një burrë. Ai tashmë ka një fëmijë, Grayson pesë vjeç, me ish-bashkëshortin e tij. Grayson ka lindur ndërsa Sullivan ka qenë një femër domethënë përpara se ai të kthehesh në një mashkull.

Phoenix u krijua me partnerin e Sullivanit, Steven  27 vjeç, pasi Sullivan mori një pushim nga hormonet mashkullore. Djali erdhi  në jetë katër vjet pasi Kaci, një student i biznesit, filloi kalimin e tij nga femër  në mashkull.

Çifti ka vendosur të mos e përcaktojë gjininë  e Phoenix-it, por ai ta zgjedhë vetë seksualitetin që dëshiron kur të arrijë moshën. Edhe pse ai u sulmua shumë dhe u akuzua për prishje të konceptit të familjes, Kaci ka mbështetjen e plotë të bashkëshortit të tij dhe së bashku me të ka ndërtuar një familje të lumtur.

“Është i papërshkrueshëm momenti kur fëmija im erdhi në jetë dhe i dëgjova të qarën. Është e pabesueshme për mua tani që e kam në dorë këtë mrekulli. Pas 26 javëve dhimbjeje çdo mëngjes dhe 7 ditëve dhimbje nga lindja, ky ishte moment shumë i bukur dhe final. Ne jemi të lumtur dhe mirënjohës që e shijojmë gjithçka si një familje.” ka treguar ai për The Independent./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button