Bota

Vladimir Putini tregon kur dhe si vendosi ta pushtojë Krimenë

Screen Shot 2015-03-09 at 2.01.48 PMJa se si dhe kur ndërmora planin për pushtimin e Krimesë. Këto janë fjalët e presidentit rus Vladimir Putin. Në më pak se dy javë pas publikimit të lajmit nga e përditshmja e opozitës ruse ‘Novaja Gazeta” për faktin se aneksimi I Krimesë dhe lufta në Ukrainën lindore janë pjesë e një plani të Kremlinit, televizioni rus publikoi një ditë më parë disa fragmente të dokumentarit ku Putin tregon detajet. Natën e 22 shkurtit 2014, pas largimit nga pushteti të Viktor Janukovic, në një mbledhje me shërbimet sekrete dhe ministrinë e mbrojtjes që zgjati gjithë natën, Putin dha urdhërin. Mbaruam në orën 7 të mëngjesit, tregon ai I ulur në zyrën e tij me një pamje të alternuar me automjete të blinduara dhe helikopterë të aviacionit ushtarak. Kur u bëmë gati për të ikur u thashë kolegëve të mi se duhet të punonim për një plan që do të risillte Krimenë në Rui.

është 27 shkurt kur një komando ushtarake pa asnjë mënyrë identifikimi merr kontrollin e parlamentit rajonal të Krimesë. Por duhet të kalojnë dy muaj para se presidenti rust ë pranojë se pas forcave të vetëmbrojtjes së krimesë ishin ushtarët e dërguar nga Kremlini. Një pohim I bërë në 17 prill gjatë debatit me publikun duke mohuar praninë e ushtrisë së Moskës në Lindje të Ukrainës. Nga pushtimi tek aneksimi hapi ishte shumë i vogël. Në 16 mars një referendum i organizuar nën kontrollin e ushtrisë vendos pavarësinë e rajonit. Në 21 mars Putin firmos dokumentin e një aneksimi që Ukraina dhe vendet perëndimore e konsiderojnë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare./Abcnews/

Leave a Reply

Back to top button