“Nëse nuk arrijmë të mbyllim marrëveshjen” me Londrën “deri në fund të vitit 2020, do të gjendemi në një situatë shumë të rrezikshme, e cila do të dëmtojë Mbretërinë e Bashkuar më shumë sesa BE-në”. Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke folur në sallën e parlamentit në Strasburg. “Duke pasur parasysh që Unioni do të jetë në gjendje të vazhdojë të përfitojë nga tregu i përbashkët, bashkimi doganor, marrëveshjet ndërkombëtare që kemi lidhur me partnerët tanë – shtoi ajo. Agjenda para nesh është jashtëzakonisht impenjuese. Do të përfundojë në dhjetor të vitit 2020: na mbetet pak kohë”. / bota.al
Less than a minute