Bota

“Vrasja e ambasadorit rus mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore”

Media britanike “Express” shkruan se  vrasja e ambasadorit rus Andery Karlov do të jetë shkak i fillimit të Luftës së Tretë Botërore. Përfundimi “gjigandëve” të Express është  se Lufta e Tretë Botërore do  të nisë si Lufta e Dytë Botërore. Përveç këtij fakti ekspertët shtojnë se në rast të një tensioni mes Turqisë dhe Rusisë do të shpërthente automatikisht Lufta e III Botërore, pasi në konflikt do të përfshihej edhe NATO.

Një tjetër tregues për rritjen e tensionit mes perëndimit dhe Rusisë, janë dhe raketat S-400 tokë-ajër të cilat janë vendosur nga rusët në Lituani dhe Poloni.

Gjithashtu në nenin 5 të traktatit të NATO-s thuhet se në qoftë se një sulm i armatosur ndodh kundër njërit prej shteteve anëtare, ajo duhet të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve, dhe anëtarët e tjerë do të ndihmojë anëtarin e sulmuar, me forcat e armatosura nëse është e nevojshme.

TENSIONET TURQI­-RUSI

Në nëntor të vitit 2015, Kremlini u bë kërcënues kur një avion rus u rrëzua nga forcat turke në kufirin turko­sirian.

Një valë e madhe sanksionesh u ndërmorën nga Rusia dhe goditën fort Turqinë. Të gjitha importet e prodhimeve bujqësore nga Turqia u ndaluan, u vendos regjimi me viza për qytetarët turk dhe shumë agjenci ruse turizmi e hoqën vendin në Azinë e Vogël nga lista e destinacioneve.

Në shtator të këtij viti, Rusia ka shprehur shqetësime të mëdha për avancimin e Turqisë në Siri. Trupat ushtarake ruse, sipas Rusisë po pushtojnë një pjesë të Sirisë Veriore. Po kështu, Turqia u akuzua edhe për prishjen e armëpushimit të 28 shkurtit në Veri të Sirisë, duke bombarduar forcat kurdë. Rusia u kundërpërgjigj duke i prerë rrugën me të cilën Turqia furnizonte rebelët në Siri, si edhe ka nisur të ndihmojë kurdët në veri që të marrin më shumë pushtet dhe të kërcënojnë Turqinë.

Ekspertët janë të mendimit se vrasja e sotme do të dëmtojë më shumë imazhin e Turqisë në arenën ndërkombëtare. Nga njëra anë, kemi Turqinë që kërkon rrëzimin e Asadit dhe nga ana tjetër Rusinë që e mbron Asadin. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përmirësuan pak pas puçit ushtarak në Turqi, kur Rusia mbështeti Erdoganin në atë mësymje.

Në gusht, dy liderët u takuan në Shën Petersburg dhe diskutuan për ngrohje të marrëdhënieve. Mirëpo, të dyja vendet janë angazhuar fort në luftën në Siri prej 5 vitesh në kampe të ndryshme. Ka shumë pak të ngjarë që të pajtohen për Sirinë dhe këto mospajtime, duke ua shtuar edhe ngjarjet e fundit mund të shërbejnë si pretekst për nisjen e një lufte.

Leave a Reply

Back to top button