Analiza

Vrasjet dhe Kremlini

Të pamëshirshëm apo të dobët? Çfarë na zbulon historia e Rusisë mbi vrasjet politike?

Nga Daniel Beer*

Screen Shot 2015-05-02 at 10.28.29

Vrasjet dhe Kremlini

Të pamëshirshëm apo të dobët? Çfarë na zbulon historia e Rusisë mbi vrasjet politike?

Nga Daniel Beer*

Historia me të vërtetë nuk e përsërit veten, por garanton një lupë (shpesh shtrembëruese), nëpërmjet së cilës bashkëkohësit shohin botën e shpalosur rreth tyre. Kur në 27 shkurt, kritiku për një kohë të gjatë i Vladimir Putinit, Boris Nemçov, u ekzekutua nga vrasës të panjohur, disa qindra metra larg nga muret e Kremlinit, shumë vëzhgues kthyen kokën

prapa në historinë e Rusisë, për të gjetur ndonjë analogji.
Shumica e tyre evokuan atë, që është ndoshta vrasja politike më e errët dhe më famëkeqe e të gjitha vrasjeve politike në Rusi gjatë shekullit XX, ngjarja që në fakt vazhdon edhe sot të ngjallë polemika dhe spekullime të shumta. Në fakt, vetëm disa javë para se Nemçovi të qëllohej për vdekje, revista historike ruse “Diletanti”, publikoi një seri artikujsh kushtuar vrasjes në 1 dhjetor 1934, të anëtarit të Byrosë Politike dhe shefit të Partisë Bolshevike të Leningradit, Sergei Kirov.

E përbashkëta për të kuptuar vrasjen e Kirovit dhe Nemçovit, është ideja e

vazhdueshme se këto akte, janë një formë e luftës politike në Rusi: një mjet për të eliminuar rivalët, projektuar pushtetin, lidhur aleanca apo nxirrë imazhin e kundërshtarëve. Një figurë karizmatike, e përkushtuar ndaj marksizmit, Kirovi kishte qenë njeriu kyç i Stalinit, në shkatërrimin e bazës së pushtetit të opozitës në Leningrad. Ai u qëllua për vdekje në selinë e partisë në Leningrad, në Institutin Smolni, nga Leonid Nikolaev, një anëtar i ri, i zhgënjyer i partisë. Nikolaev u arrestua dhe ekzekutua, ndërsa në ditët dhe javët që pasuan, Kremlini filloi një valë terrori kundër kundërshtarëve të dyshuar në të gjitha qytetet ruse. Vrasja e Kirovit ushqeu një vorbull thashethemesh

dhe spekullimesh, lidhur me përfshirjen e Stalinit, debat që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Tregimet konkurruese mbi vrasjen e Kirovit përqafojnë pikëpamje të ndryshme të historisë politike staliniste. E para është ajo e një udhëheqësi të pamëshirshëm, që eliminoi një rival dhe pastaj e shfrytëzoi vrasjen e tij, për të ushtruar një represion të paparë kundër një morie njerëzish, që dyshohej se ishin kundërshtarë. Është argumentuar prej një kohë të gjatë, se Stalini shihte tek Kirovi një konkurrent potencial për udhëheqjen e tij, një yll në ngjitje në parti, i cili mes kaosit të kolektivizimit dhe industrializimit të

detyruar, arriti të ngjallë simpati në mesin e elementëve të pakënaqur elementet brenda elitës.
E shtëna fatale e Nikolaevit në korridoret e Institutit Smolni ishte, sikundër kanë argumentuar shumë vetë më pas, preludi i një fushate koreografikisht të kujdesshme terrori kundër dyshuesve dhe disidentëve bolshevikë në radhët e elites, si dhe larjes brutale të hesapeve me grupet sociale dhe politike, të cilët nuk kishin vend në rendin e ri botëror stalinist.

Prandaj vrasja e Kirovit u shndërrua në një pjesë thelbësore të mozaikut, që shfaqi terrorin stalinist për atë që ishte: një fushatë e pamëshirshme shpifjesh e një diktatori të

vetëm, për të shtypur rezistencën dhe ndërtuar perandorinë sipas vullnetit të tij. Është argumentuar se Nikolaev, mund të ketë tërhequr vërtetë këmbëzën, por ishte Stalini ai që tërhoqi fijet.

Së dyti, interpretimi më i fundit, është se Stalini nuk urdhëroi vrasjen e Kirovit. Nikolaev veproi i vetëm, i nxitur nga një përzierje fyerjesh personale dhe politike. Frikacak, reaktiv dhe i druajtur, Stalini sulmoi atë që ai besonte, se ishte kërcënimi i vërtetë. Leximi i vrasjes si pasojë e frikës nga armiqtë, të mbështetur nga fuqitë e huaja, përbënte një rrezik të qartë dhe të pranishëm në mendjet e një udhëheqje, e

cila ballafaqohej me rrethimin kapitalist, dhe për më tepër e pasigurtë në fuqinë e vet.
I kapluar nga frika për sigurinë e vet, Kremlini iu përgjigj krimit të një vrasësi të vetmuar, me një valë arrestimesh ndaj opozitarëve. Stalini mund ta ketë shfrytëzuar vrasjen, për t’u ngritur kundër kundërshtarëve të tij, por vdekja e Kirovit ishte thjesht një pretekst i përshtatshëm, dhe jo pjesë e ndonjë plani të madh. Pavarësisht të gjitha dallimeve të shfaqura mes vrasjes së Kirovit dhe asaj së Nemçovit, bashkëkohësit në Rusi dhe jashtë vendit, janë rrikthyer sërish tek vitet e errëta të terrorit Stalinist, duke pretenduar heqjen e paraleleve, mes vrasjes së errët të një ‘rivali’

politik dhe përdorimit politik që u vu në zbatim.
Çfarë e shpjegon apelin ndaj një analogjie të tillë? Një përgjigje, është marrja në konsideratë e rolit të vrasjeve politike në historinë e Rusisë:momentet kur lufta e fshehur për pushtet, shpërthen hapur me të shtëna armësh në rrugët e errëta dhe shkallët e apartamenteve. Ato duket se janë momente në të cilat, njëra palë ndërluftuese zbulon shpejt kartat e saj. Përgjigja tjetër, është se nxitimi për të interpretuar vrasjet politike, si pjesa më e dukshme e komploteve të mëdha, ka një origjinë të gjatë në Rusi.

Të inkurajuara prej një kohe të gjatë nga shteti sovjetik, me qëllimin justifikimin e sundimit të tij, teoritë e konspiracionit kanë lulëzuar sërish, që prej rënies së komunizmit. Besimi tek komplotet zvarrisëse, si nxitëset reale të ndryshimeve shoqërore dhe politike, kanë rritur mes menaxhuesve të demokracisë në Kremlinit, mohimin e përsëritur të përçarjeve brenda elites, dhe një mediaje shtetërore që projekton e palodhur imazhin e një Rusie, të rrethuar nga “forcat e errëta” (një frazë me një kuptim të vërtetë politik në kohën e Stalinit), si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Një përgjigje tjetër, është se vrasjet politike kanë ndodhur në momentet e pasigurive të mëdha politike dhe ndryshimeve të përshpejtuara. Vrasja e Car Aleksandrit II në vitin 1881, e kryeministrit Stolipin në 1911, Kirovit në vitin 1934 dhe një morie vrasjesh të politikanëve, gazetarëve dhe njerëzve të biznesit gjatë viteve kaotike të kolapsin post- sovjetik, të gjitha ndodhën në sfondin e një lufte politike.

Polemikat që rrethojnë vrasjen e Kirovit dhe aktualisht shtojnë spekullimet rreth vrasjes së Nemçovit, rrisin tensionin. Në njërën anë, sundimtari shihet si i pamëshirshëm dhe i paepur, duke sakrifikuar aleatët dhe eliminuar rivalët, përmes një serie aktesh

brutale në fushën e shahut politik të Kremlinit.
Nga ana tjetër, sundimtari është i dobët, i druajtur dhe reaktiv, duke luftuar për të shmangur kaosin dhe gjithmonë me nervozizëm, shikon se mos prapa krahëve po vepron kundërshtari. Këto janë binarët ku mbetet i bllokuar, shumë nga kuptimi ynë mbi Rusinë. Vrasja e Nemçovit, ngjashëm me atë të Kirovit 80 vjet më parë, konfirmon pikëpamjen, nëpërmjet të cilës ne tashmë e shohim Rusinë./History Today/a.g./Bota.al Shënim:Daniel Beer është një ndër lektorët kryesorë të historisë në “Royal Holloëay University” në Londër.

Show More

One Comment

  1. Gjith cka shkruar Z Daniel Beer ne artkullin e tij ”Vrasjet dhe Kremlini” nuk esht bindes. esht nosens .Perputhshmeria e vrasjes se Z Nemcov ne 2015 me vrasjen e Kirov ne 1934 jan allogjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close