Bota

Vritet shefi ushtarak i Al Nusras

Screen Shot 2015-03-06 at 08.45.20Shefi ushtarak i Frontit Al Nusra është vrarë në një sulm ajror. Grupi xhihadist ka njoftuar se edhe tre liderë të tjerë janë vrarë së bashku me Abu Homam al-Shamin.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri ka thënë se ushtria ka sulmuar liderët e Al Nusras, të cilët janë mbledhur në veri të provincës Idlib.

Fronti Al Nusra është grupi më i fuqishëm që lufton për rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Grupi, për kohë të gjatë, është konsideruar si degë e Al Kaidës, edhe pse raportet e fundit thonë se ai ka ndërprerë lidhjet me të.

Shtetet e Bashkuara e kanë listuar Al Nusrën si organizatë terroriste, raporton Rel.

Leave a Reply

Back to top button