Bota

Vullkani Kilauea: Shpërthimi shoqërohet me tërmete, ndërkohë që Hawaii urdhëron evakuimin e popullsisë

Ndërsa lava vërshoi nëpër rrugë dhe zona të banuara të Big Island, tërmetet përkatësisht 5.4 dhe 6.9 ballë erdhën të dytët në rradhë pa i lënë kohë banorëve të marin veten.

Një qytezë e tërë është urdhëruar të evakuohet pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, pasojat e të cilit sollën derdhje të kosiderueshmë lave nëpër rrugë dhe zona të banuara të Big Island, dhe u ndoqën nga dy tërmete të fuqishme.

1,500 banorëve të Pahoas iu komunikua gjendja e rrezikshme natyrore që po afrohej dhe ata u këshilluan të largohen nga zona direkt pas tymit dhe shpërthimit të lavës. Pasditen e të shtunës, një tërmet prej 5.4 ballës goditi ishullin duke u shoqëruar nga një tjetër tronditje pas një ore, kësaj here më e fortë, 6.9 ballë.

Një banor, Ikaika Marzo, i tha një gazetari nga Honoluluja se lava u shpërnda duke mbuluar një zonë më shumë se 180 metra të gjerë të enjten.  Ai tha se shpërthimi u dëgjua si një motorr reaktiv.

Banorët ishin paralajmëruar një javë më parë për një evakuim të mundshëm dhe komunitetet fqinje do të ofronin strehë për njerëzit e shpërngulur.

Që nga e hëna e deri tani, qindra tërmete që shkonin deri në 2 ballë u rregjistruan në këtë zonë.

Zyrtarët thonë se është e pamundur të parashikosh se sa kohë mund të zgjasi një shpërthim vullkanik. Deri tani, vullkani ka djegur dy shtëpi thonë autoritetet.

Tërmetet, megjithatë, nuk ishin mjaftueshëm të forta që të shkaktonin një tsunam. Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë. Ai është i vendosur në parkun kombëtar të Vulkaneve të Hawaii, i cili ka nxjerrë jashtë funksionit afro 6,350 hektarë (15,700 hektarë) për shkak të “mundësisë së shpërthimeve të paparashikueshme dhe aktivitetit gjeologjik të paqëndrueshëm”.

Pjesa më e madhe e aktivitetit të Kilauea nuk ka qenë e rrezikshme, por një shpërthim në vitin 1924 hodhi  nëntë ton gurësh në qiell, duke lënë një njeri të vdekur.

Shpërthimi i Puu Oo në vitin 1983 pati lava fluturuese  deri mbi 460 metra (1.500ft). Që prej asaj kohe, rrjedha e lavës ka varrosur zona të mëdha toke dhe ka shkatërruar shumë shtëpi./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button