Në 10 prill 1815, në ishullin e Sumbavas në arkipelagun indonezian të Sundas, vullkani Tambora shkaktoi shpërthimin më të dhunshme dhe vdekjeprurës vullkanik, që nga Epoka e fundit e Akullit. Ngjarja shkaktoi një kolonë gjigante shpërthyese, që u shtri deri në 50 km lartësi, 150 km kub hi dhe përhapje aerosoli në atmosferë, që veniti rrezet e diellit dhe uli temperaturat globale me rreth 1.7 gradë. Pasojat ishin shkatërrimtare: dimri mes viteve 1815 dhe 1816 ishte shumë i ashpër dhe 1816 hyri në histori si “viti pa verë”.
Në pranverë akulli shkatërroi shumicën e kulturave në Amerikën verilindore dhe në Evropën Perëndimore dhe kudo pati shira të rrëmbyeshme. Mendohet gjithashtu se i ftohti dhe uria shkaktuan epideminë e parë të kolerës, e cila nga rajoni i Ganges u përhap në të gjithë Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe më pas deri në Detin Kaspik, si dhe brigjet e Balltikut. /Bota.al