Xhejms Boll *
Më 29 nëntor 2010, Sekretarja amerikane e shtetit e asaj kohe, Hillary Clinton doli para gazetarëve për të dënuar nxjerrjen e dokumenteve të klasifikuara, nga ana e WikiLeaks dhe pesë organizatave të mëdha mediatike, një ditë më herët.
Nxjerrja e informacioneve nga WikiLeaks, tha ajo, “vë jetët e njerëzve në rrezik”, “kërcënon sigurinë tonë kombëtare”, dhe “minon përpjekjet tona për të punuar me vendet e tjera”.
“Nxjerrja e tyre paraqet rreziqe reale për njerëz të vërtetë,” vuri në dukje ajo, duke shtuar: “Ne jemi duke marrë hapa agresive për të vënë para përgjegjësisë, ata që vodhën këtë informacion”.
Julian Assange e pa këtë mesazh në një televizor, në cep të një dhome ndenieje në Ellingham Hall, një shtëpi madhështore në Norfolkun rural, rreth 120 milje larg nga Londra.
Unë ndodhesha pak metra larg prej tij, në dhomën e ndenies me mobilje antike, të mbushur me laptopë, kabllo dhe rrëmujën e një organizate të vogël, që po orkestronte lajmin më të madh në botë.
Disa minuta më vonë, lart në qiell u ndie uturima e një avioni ushtarak. Hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë të gjithë duke menduar të njëjtën gjë, por askush nuk dëshironte që ta thoshte. Sigurisht që jo. Sigurisht?
Sigurisht, avioni fluturoi lart pa bërë dëm – Ellingham Hall nuk është larg nga një bazë e Forcave Ajrore Mbretërore – por aq i madh ishte presioni, adrenalina, dhe paranoja në dhomë përreth Assange në atë kohë, sa që asgjë nuk ndjehej e pamundur.
Fakti që kalova ato pak muaj kaq pranë Assange dhe të besuarve të tij, duke përjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë presionet që ushtroheshin mbi ta, më ka krijuar një ide të veçantë, se si WikiLeaks është bërë ajo që është sot.
Për një të huaj, WikiLeaks i vitit 2016 …