Histori

Winston Churchill kish nevojë për alkool pa limit… dhe kështu sfidoi Amerikën

Në vitin 1931, gjatë vizitës së tij në SHBA, Winston Churchill gjeti një mënyrë brilante për të shmangur Prohibicionin – periudhën kur alkooli ishte i ndaluar me ligj. Një mjek amerikan, Dr. Otto C. Pickhardt, i shkroi një recetë të veçantë duke e cilësuar alkoolin si “mjekim pas aksidentit,” pasi Churchill ishte goditur nga një makinë në New York.

Në recetën e datës 26 qershor 1931, doktori përshkruante “minimumin e nevojshëm” për Churchill-in: 250 ml alkool në ditë – afërsisht 6 gota – që duhej të konsumohej “në mënyrë të pacaktuar gjatë vakteve.” Me këtë dokument, Churchilli kishte të drejtë të konsumonte ligjërisht alkool, ndryshe nga miliona amerikanë që duhej të përballeshin me ndalimin e rreptë.

Kjo recetë është bërë një nga dokumentet më të famshme të epokës së Prohibicionit. Ndërsa shumica vuante mungesën e alkoolit, Churchill gjeti mënyrën për të ruajtur zakonet e tij të njohura me stilin e tij unik.

Back to top button