Sport

Xavi: Ëndrra ime përfundon të shtunën

Screen Shot 2015-06-02 at 20.02.05

Xavi Hernandez shpreson ta mbyllë karrierën e tij me Barcelonën në mënyrën më të mirë të mundshme duke mposhtur Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve.

Mjeshtri i mesfushës do ta vazhdojë karrierën te klubi nga Katari, Al Sadd dhe ndeshja ndaj Bianconerëve do të jetë e fundit në të cilën, ai do ta bartë fanellën blaugrane.

“Minutat që do t’i zhvilloj do të jenë të jashtëzakonshme. Është një finale e Ligës së Kampionëve dhe ndeshja ime e fundit me klubin”.

“Është ëndrra më e madhe. E rëndësishme është që t’i ndihmoj skuadrës”.

“Nuk është fundi i një epoke. Unë po shkoj, por kjo gjeneratë do të vazhdojë me skuadrën që kemi. Barca do të mbetet konkurruese”, ka deklaruar Xavi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button