Gjatë një bisede me Egzonën, kjo e fundit i ka thënë Ilirit se ka patur keqkuptime për debatet e tij me Dagzin në lidhje me Kosovën.
“Atëherë po të them që, xhaxhai i babait tim, Bahri Shaqiri ka qenë në një batalion shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili pasi u çlirua Shqipëria ka vazhduar të luftojë më tej edhe në Kosovë, kundër gjermanëve. Dhe ai ka dhënë jetën në këto luftime në Kosovë”, i ka thënë Iliri. “Kështu që, lidhja ime me Kosovën është shumë e fortë”.
Më tej, Iliri ka sqaruar se as vetë nuk e ka kuptuar përse Dagzi i mëshonte fort asaj bisede, ndërkohë “që unë i thash vetëm se Kosova është 1 dhe Shqipëria 1, duke nënkuptuar që jemi të barabartë”, ka sqaruar Iliri.
Kujtojmë se jo vetëm Dagzi, por edhe shqiptarë të Kosovës jashtë shtëpisë së Big Brother, njerëz publikë, kanë aluduar vazhdimisht mbi deklaratat e Ilirit duke i konsideruar ato si përçarëse.