Përfundoi me një përlotje dhe me zërin e Xheb të ngecur në fyt, njëlloj si ai i një fëmije që e di se ka zhgënjyer mamin dhe babin me notat e këqija në shkollë, “Saga Bush”, historia e një familje që kishte patur për 12 vjet çelësat e Shtëpisë së Bardhë si asnjë tjetër më herët, dhe që tashmë zbulon se është lënë jashtë derës.
Kur trashëgimtari i fundit i dinastisë, Xhon Elis Bush i quajtur shkurt Xheb, që në më pak se një muaj kishte grumbulluar rreth 100 milionë dollarë në fushatë pa fituar asgjë, u dorëzua me një fjalim lamtumire të ndërprerë nga mallëngjimi, duke rëzuar mitin e pamposhtshmërisë së Familjes. Ndërkohë u rihap drama e një njeriu që do të mbahet mend si “ai që ka humbur”, si biri i preferuar i së emës, Barbara, e cila shfaqi shtëllungat e flokëve të saj të bardhë prej nëntëdhjetëvjeçareje në fushatën elektorale, për të shpëtuar djalin e saj të përkëdhelur 63-vjeçar, vetëm për të zbuluar se gjithçka ishte e parikuperueshme…
[real3dflipbook id=”964″] |