Killeri mizor i Shteti Islamik, i njohur si xhihadisti Xhon ka zbuluar se ai e dinte se shërbimet britanike të sigurisë ishin afër kapjes së tij dhe se ai ishte “një i vdekur që ecte”.
Këtë email të çuditshëm ai ua ka dërguar gazetarve të The Mail on Sunday .
Emailet e tij janë dërguar para se ai të largohej nga Britania për t’u bashkuar me ISIS.
Në atë kohë, Mohammed Emwazi, i cili tani u demaskua si personi që pret kokat e pengjeve perëndimore me thikë për llogari të ISIS, pretendonte se ishte një viktimë e pafajshme e persekutimit të MI5.
Emwazi, i cili është shfaqur në 6 ekzekutime të pengjeve në Siri thotë në email se përndjekja e kishte prekur aq keq sa kishte menduar vetëvrasjen.
“Do të marrë sa më shumë pilula që të mundem, pasi kështu unë do të fle përgjithmonë”, paralajmëroi ai. Emailet e tij i ishin dërguar redaktorit për sigurinë Robert Verkaik në dhjetor të vitit 010 dhe 2011. Ato ofrojnë një depërtim në gjendjen e tij mendore në një kohë kur ai ishte tashmë ishte i zhytur thellë në ekstremizëm.
Pak paranojak, me ankesa të shpeshta se çdo veprim i tij është duke u hijëzuar nga oficerët e zbulimit.
Ky lajm vjen pas disa zbulimev etë tjera të rëndësishme për xhihadistin John:
-Emwazi ishte anëtar i një celule të fshehtë të Osama Bin Laden me bazë në Britani, e quajtur “The London Boys” , të cilët planifikonin sulme në Perëndim;
-Ai ishte i përfshirë me një bandë të dhunshme rruge, e cila në shënjestër kishte banorët e pasur të Belgravia-s që sulmoheshin me armë tymuese;
– Emwazi u arrestua duke u përpjekur që të detyronte forcat e sigurisë, që një pasagjer të udhëtonte nga Dar es Salaam në Tanzani për në Johanesburg pa pasaportë në vitin 2009;
-Babai i tij mësohet se ishte një polic në Kuvajt para se të zhvendosej me familjen e tij në Britani;
-David Cameron do të njoftojë planet e reja për tu dhënë spiunëve kompetenca më të mëdha për të përgjuar komunikimin elektronik të të dyshuarve si terrorist./j.h/TemaA/
1 minute read