Christos Terzides
Sa shumë dimë ne sot për jetën e Xhim Morrisonit, një prej artistëve ikonë të industrisë muzikore globale, i cili ndërroi jetë 44 vjet më parë?
Për shumicën e fansave të muzikës rrok, Morrisoni ishte dhe është, një prej simboleve më të mëdhenj të kohës së tij. Ai ishte i pari super star rrokut, një artist që u ngjit në statusin e një gjysmë-perëndie.
Për të apasionuarit pas muzikës dhe historisë së saj, Xhim Morrison ishte një artist unik dhe trashëgimtar i Beatnik, duke qenë se krijoi lidhjen e fortë mes poezisë, si dhe muzikës rrok dhe blues.
Për mistikët, Morrisoni ishte mishërimi i shpirtërave në perënditë e lashtësisë. Ndoshta një zezak shtatëdhjetë e ca vjeçar që e kish kaluar jetën në një plantacion pambuku në jug, përpara se të rimishërohej në trupin e një djaloshi nga Florida. Ose ndoshta një shaman indian, shpirti i të cilit kishte migruar drejt shpirtit fëmijëror të yllit të ardhshëm të rrokut…
[real3dflipbook id=”915″] |