Bota

Xhorxh Bushi “vë pikat mbi i”: Për luftën e Trumpit me mediat, lirinë e fesë, imigrimin, Rusinë…

Në të parën intervistë të zgjeruar, që kur Donald Trumpi mori detyrën si President, ish presidenti amerikan, Xhorxh Bush (i riu) ka dhënë mendimet e tij në lidhje me muajin e parë në detyrë tëkomandantit të përgjithshëm, duke folur për sulmet ndaj mediave, politikën e debatuar të imigrimit, dhe skandalin e hacker-ave rusë.

Që në fillim të intervistës ekskluzive të dhënë për NBC Neës, ish presidenti dha një mbështetje të qartë për mediat, duke thënë se “shtypi i lirë është i domosdoshëm për demokracinë”.

“Kemi nevojë për një media të pavarur, për të bërë që njerëz si unë të japin llogari”, tha Bushi për intervistuesin, Matt Lauer.

“Pushteti mund të krijojë varësi dhe mund të gërryejë, por është e rëndësishme që media të imponojë llogaridhënien e njerëzve që abuzojnë me pushtetin e tyre”.

Bushi u pyet për rolin e medias, në dritën e deklaratave të fundit të Donald Trumpit, që e ka quajtur median “armik i popullit amerikan”. Ai kujtoi se gjatë dy mandateve të tij si president, harxhoi shumë kohë në përpjekje për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin, që të mbështeste një shtyp të lirë e të pavarur.

“Eshtë e vështirë t’u kërkosh të tjerëve që të kenë një shtyp të lirë të pavarur, kur vetë nuk je i gatshëm që të kesh një të tillë,” tha ai.

Gjithashtu Bushi foli për polemikat, mbi këshilltarët e Trumpit dhe rolin që ata mund të kenë luajtur në skandalin që përfshin hakerat rusë, të cilët u përpoqën për të ndërhyrë në zgjedhje, duke thënë se përgjigjen e pyetjes, nëse nevojitet një prokuror special për të hetuar, ai do ia lërë udhëheqësve të komisionit të inteligjencës në Senat.

“Mendoj se të gjithë kemi nevojë për përgjigje”, tha Bushi.

Ish presidenti Bush, i fundit republikan në Shtëpinë e Bardhë para Trumpit, u pyet edhe në lidhje me urdhërin e debatuar të presidentit të sapozgjedhur, që ndalonte imigrantët nga vendet me shumicë myslimane. I pyetur nëse ishte në favor apo kundër një politike të tillë, Bushi tha se “unë jam për një politikë imigrimi që është mikpritëse dhe zbaton ligjin”. / Përgatiti: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button