Për disa yje të kinemasë dhe muzikës, koha duket të jetë ndalur në vend. Jo vetëm nuk e njohin kalimin e viteve dhe efektet e tyre shpesh të dëmshme, por duken akoma më shumë tërheqës dhe të freskët në krahasim me vite më parë. Kremëra bukurie, kirurgë me prekje magjike, apo thjeshtë prirje e natyrshme? Ju takon ju të zgjidhni
Xhenifer Lopez – 46 vjeç
Të arrish të përcaktosh se cila nga këto foto është shkrepur e para është një arritje. Dyzetegjashtëvjeçarja Jennifer Lopez duket se ka firmosur një pakt me djallin. (Për kronikën, imazhi në të majtë i përket vitit 2001).
Demi Moore – 52 vjeç
Bukuria e kësaj pesëdhjedyvjeçareje të shkëlqyer ka mbetur praktikisht e paprekur edhe pas historisë stërmunduese me Ashton Kutcherin. Nga 2003 në 2015, duket se nuk ka kaluar as edhe një ditë e vetme!
Gwen Stefani – 45 vjeç
Dyzetë e pesë vjeç dhe të mos i ndiesh: Gwen Stefani është vajza e keqe si zakonisht, si në këtë shkrepje të vitit 2001, ashtu edhe në këtë portret të kohëve të fundit.
Halle Berry – 49 vjeç
Në jetën e dyzetëenëntë vjeçares Halle Berry ka patur një seri ndryshimesh të rëndësishme dhe burra që pasojnë njëri-tjetrin, por konstantja është gjithmonë e njëjta: bukuroshja, e freskët si në 2001, si në 2015.
Xhein Fonda – 77 vjeç
Dhe ja për juve prova që vampirët ekzistojnë me të vërtetë: 2001 apo 2015? Pak vlejnë, Xhein Fonda ka shtatëdhjetështatë vite, por tregon njëzetë më pak.
Juliane Moore – 54 vjeç
Në klubin e yjeve të shkëlqyera pa moshë shfaqet edhe një trëndafil, Juliane Moore: bukuria natyrale e aktores pesëdhjetekatër vjeçare është e njëjta, që nga 2002.
Salma Hayek – 48 vjeç
Salma Hayek duhet të ketë zbuluar burimin e rinisë së përjetshme. Nuk ka një rrudhë më shumë në krahasim me këtë shkrepje të vitit 2002.
Paul Rudd – 46 vjeç
Edhe shumë burra janë të përkëdhelurit e fatit kur flitet për plakje: Vini re ndonjë ndryshim midis Paul Rudd-it të katërmbëdhjetë viteve më parë dhe atij sot?
Pharrell Williams – 42 vjeç
42 vjeç? Po, e keni lexuar mirë. Dhe fotoja në të majtë i përket vitit 2003. E pabesueshme, vërtetë!?
Robert Downey Jr. – 50 vjeç
Bukuria e Robert Downey Jr. duket e pavdekshme, pak vlerë ka nëse midis këtyre dy shkrepjeve bukuroshit i kanë kaluar dymbëdhjetë vite. Tamam Njeri i Hekurt! /Bota.al