Enciklopedike

A u filmua zbritja në Hënë, në një studio në Zonën 51?

Nëse qeveria e SHBA do të donte të fitonte garën hapësinore duke sajuar zbritjen në Hënë, cili vend do të kish qenë më i mirë, se sa një bajzë ajrore super e fshehtë në shkretëtirë, e cila në vitin 1969 ishte praktikisht e panjohur për publikun në përgjithësi. Kjo është teoria që ka hedhur ish ndërtuesi i raketave i NASA-s, Bill Kaysing, i cili në vitin 1974 botoi librin: “Ne nuk shkuam kurrë në Hënë: Mashtrimi tridhjetë miliardë dollarësh i Amerikës”.

Kaysing pretendoi se NASA vërtetë i dërgoi astronautët e Apollos në një raketë… por pa tre pasagjerët (Buzz Aldrin, Neil Armstrong dhe Michael Collins). Ata bashkë me kapsulën e tyre hënore u transferuan në një avion ushtarak, që tetë ditë më vonë e hodhi kapsulën në Oqeanin Paqësor. Në ndërkohë, NASA dhe CIA filmuan “zbritjen në Hënë” në Zonën 51, duke ua shpëlarë trutë astronautëve që të bashkëpunonin.

Hajde gjeje të vërtetën … / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button