Horizonti.al

Zbulime të reja në monumente të famshme: Angkor Wat

Screen Shot 2016-08-29 at 21.18.52Zbulimet e reja në Angkor wat mund të përshkruhen vetëm si joreale. Tempulli i lashtë fetar në Kamboxhia ka dhuruar kohët e fundit një thesar zbulimesh- 8 kulla të reja varrimi, një spirale, piktura të fshehura, dhe themelet e një të tërë qyteti të tërë mesjetar. Kullat shkëmbore janë të ndara nga varret e tyre nga një hendek i thellë. Spiralja, një strukturë unike prej rëre me një gjatësi prej 1.6 kilometrash rrjedh në linjat drejtkëndore.

Dyqind piktura zbukurojnë muret e tempullit, dhe të gjitha janë të padukshme me sy të lirë. Kur vëzhgohen me aparat dixhital, muralet përshkruajnë perëndi, kalorës, kafshë, dhe skena muzikore. Aspekti më spektakolar është se teknologjia e lazerit zbuloi kohët e fundit një qytet të humbur. I quajtur Mahendraparvata, ai njihej më parë vetëm nga tekstet. Tempujt kryesorë të Angkor janë të rrethuar nga një zonë të konsiderueshme urbane, e lidhur nga rrugë dhe kanale. Mahendraparvata ishte ndër kryeqytetet e para të Perandorisë Khmer, dhe u ndërtua shekuj para Angkor Wat. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button