Në Jordani, arkeologët kanë gërmuar në qytetin e lashtë Petra për dy shekuj. Metropoli është masiv. I gdhendur mbi shkëmbinjtë e shkretëtirës, aty ka vende adhurimi, varre, shtëpi dhe kala të paktën 2 mijëvjeçare. Pas gjithë kërkimeve dhe studimeve, mendohej se asgjë e madhe nuk kishte mbetur për t’u zbuluar. Çuditërisht, një strukturë gjigande u zbulua këtë vit.
E vendosur rreth 1 kilometër nga qyteti, një platformë gjigante drejtkëndëshe u zbulua së bashku me disa shtesa. Struktura përmban një version më të vogël të vetvetes në majë, shtylla, një shkallë, dhe muret tarracore, duke e bërë atë një nga zbulimet më monumentale në Petra. Platforma gjendet mbi një rrafshnaltë, dhe përmasat janë 56 metra e gjatë nga 49 e gjerë. Struktura është ndërtuar nga banorët e Petras ndërsa qyteti ishte lartësia e fuqisë së tij. Por se për çfarë është përdorur kjo platformë kolosale, kjo mbetet një mister. /bota.al