HistoriMAIN

Zbulimet e reja: Ja pse gjermanët iu bashkuan Partisë Naziste të Adolf Hitlerit

Nga Rainer

ZitelmannNational Interest

Sot ka në qarkullim shumë teori, se pse kaq shumë gjermanë iu bashkuan partisë së AdolfHitlerit, Partisë Nacional Socialiste të Punëtorëve Gjermanë (NSDAP). E megjithatë kjo është një temë, mbi të cilën janë kryer pak kërkime serioze.

Jurgen W.Falter, i konsideruar si studiuesi më i rëndësishëm në botë mbi votuesit dhe anëtarët e NSDAP-së (ka shkruar 2 vepra të shkëlqyera mbi këtë temë, me një total prej mbi 1000 faqe), ka shfrytëzuar së fundmi burime të reja historike, që i japin përgjigje kësaj pyetje.

Në total bëhet fjalë për 10.000 faqe dokumente. Një pjesë i përkasin periudhës së Rajhut të Tretë, të tjerat nga periudha e mëpasshme. Ato hedhin dritë mbi atë që i motivoi njerëzit të rreshtoheshin me Adolf Hitlerin dhe lëvizjen e tij.

Falter dhe ekipi i tij, i kanë analizuar sistematikisht këto burime, duke përdorur metodat më të fundit të analizës sasiore, të ndihmuar edhe nga teknologjia e fundit kompjuterike. Është e sigurt se gjetjet e reja të Falter në librin e tij të ri Wie ich den Weg zum Führer fand”(Si e gjeta rrugën drejt Fyhrerit), do të befasojë disa lexues.

NSDAP ishte një parti antisemite, por antisemitizmi ishte i parëndësishëm, ose të paktën jo motivi kryesor i 60 për qind të gjermanëve që u anëtarësuan në atë parti. Edhe në lidhje me  40 përqindëshin tjetër, aplikimet e të cilëve tregonin se kishin të njëjtat pikëpamje antisemitesi edhe partia, ky nuk ishte domosdoshmërisht motivi kryesor për t’iu bashkuar nazistëve.

Unë vetë nuk u befasova nga diçka e tillë, pasi në hulumtimin tim mbi Hitlerin, kam zbuluar se ndërsa antisemitizmi ishte një tipar kryesor i fjalimeve të tij në fillim të viteve 1920, ai vështirë se ishte një motiv kryesor në fjalimet gjatë periudhës së ngjitjes së tij në pushtet (1929-1932).

Hitleri e dinte se nuk mund të fitonte mbështetjen e pjesës më të madhe të gjermanëve duke u shfaqur armiqësor ndaj hebrenjve. Dhe Falter thotë tani se “se antisemitizmi ishte një motiv kryesor për t’iu bashkuar partisë, vetëm nga një pakicë anëtarësh të NSDAP”.

Shumica e 10 milionë gjermanëve që iu bashkuan NSDAP-së midis viteve 1919-1945, e bënë këtë pas vitit 1933. Shumë prej tyre iu bashkuan partisë për oportunizëm dhe për përfitime personale, dhe jo për arsye ideologjike. Gjërat ndryshonin për ata që iu bashkuan partisë para vitit 1933.

Tek anëtarët e hershëm, nacionalizmi dhe antimarksizmi, luajtën një rol shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe bindjet socialiste. Ajo që tërhoqi shumë njerëz tek partia e Hitleritishte ideja e Volksgemeinschaft (“komunitetit kombëtar”), një koncept që shpesh kombinohej me antikapitalizmin.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për antisemitët midis anëtarëve të NSDAP-së, të cilët shpesh ndanin edhe ide socialiste. “Mund të duket befasues faktiantisemitët në mesin e anëtarëve të partisë që ne studiuam, ishin shpesh socialistë në pikëpamje shkruan Falter.

Rrënjët e lidhjeve midis Volksgemeinschaft , pra socializmit dhe armiqësisë ndaj hebrenjve mund të gjenden tek anti-kapitalizmi, siç shkruan edhe Hana Veber në librin e saj “Antismitizmi, si një motiv për t’iu bashkuar Partinë Naziste”.

Është interesante të theksohet se shumë anëtarë të kësaj partie, vinin nga “familje socialdemokrate apo me orientim marksist”, siç e konfirmon analiza e Falterit. Edhe përvoja e Luftës së Parë Botërore,krijoi shumë nacionalsocialistë.

Për qëllime propagandistike, me premtimin e tyre për një Volksgemeinschaft që do të kapërcente antagonizmat klasore, dhe në kombinim me lidhjen midis nacionalizmit dhe socializmit të nënkuptuar në emër të partisë së tyre, Hitleri dhe NSDAP e shfrytëzuan me sukses dëshirën e shumë gjermanëve për harmoninë dhe unitetin kombëtar, që ishte rritur nga përvoja e socializmit të vijës së parë dhe e llogoreve të luftës”- thekson Falter.

Nga motivet e përmendura nga ish-anëtarët e partisë pas vitit 1945, socializmi ishte në fakt “ideologjia më e cituar”. Kjo mund të ketë ndodhur edhe sepse procedurat e denazifikimit të Gjermanisë, raportet e të cilave u konsultuan Falter dhe ekipi i tij hulumtues, kishin të bënin me vetë-justifikimin, dhe në fillim socializmi nuk u kundërshtua në periudhën e pasluftës.

Por mbi të gjitha, Falter tregon se nuk ka pasur asnjëherë një motiv të vetëm, mbizotërues që shpjegon pse njerëzit iu bashkuan NSDAP. Përkundrazi, kishte një mori motivesh dhe rrugësh shumë të ndryshme. Merita e madhe e studimit të Falter, është se këto motive dhe rrugë nuk janë objekt spekulimi, siç ka ndodhur shpeshherë.

Por vetë-raportet e dëshmitarëve bashkëkohorë, vlerësohen sistematikisht duke përdorur metoda moderne shkencore të analizës sasiore të tekstit. Analiza e plotë e këtyre burimeve origjinale nga Falter, na garanton se studimi i tij e ka shmangur rrezikun e ofrimit të shpjegimeve tepër të thjeshtëzuara dhe që kanë një shkak të vetëm.

Shënim: Rainer Zitelmann, është një historian dhe sociolog gjerman. Libri i tij i fundit titullohet “Nacional Socializmi i Hitlerit.

Back to top button