Horizonti.al

Zbulimet më interesantë: Zonja e Maskës, Peru

Screen Shot 2016-05-12 at 11.20.04

Sy të mëdhenj ngjyrë blu, sy si shqiponjë dhe buzë të holla. Kjo pamje u shfaq përpara syve të disa arkeologëve që punonin në Huaca Pucllana, në Lima të Perusë. Fytyra e një gruaje të bukur, pakëz e përshtatur. Maska e funeralit, në fakt i përket një mumje të një gruaje, nga rreth 1300 vite më parë dhe e ruajtur në mënyrë të përsosur. Sipas ekspertëve gruaja – e pagëzuar si Zonja e Maskës – i përkiste qytetërimit Vari, që lulëzoi në Peru përpara Inkasve, mes viteve 600 dhe 1100. Dhe ndoshta i përkiste një shtrese të lartë: pak mumje mund të “gëzojnë të drejtën” e një maske të përshtatur kaq bukur. Në varr, kishte edhe qeramikë dhe veshje. Duket se fisnikja, për të kaluar kohën, merrej me endje./bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close