Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington DC mund të ketë financuar dy studentë gjatë sulmeve të 11 shtatorit, sipas provave të paraqitura në një padi kundër qeverisë saudite.
Siç raportohet nga Nju Jork Post, ambasada mund të ketë përdorur dy nga punonjësit e saj para se një duzinë rrëmbyesish të fluturonin dy aeroplanë kundër Kullave Binjake, duke vrarë rreth 3,000 njerëz në vitin 2001.
Padia, e parashtruar në emër të 1,400 anëtarëve të familjes së viktimave, shpall se Qeveria Saudite pagoi dy shtetas, të paraqitur si studentë në SHBA, për të marrë një fluturim nga Phoenix në Uashington dhe për të testuar sigurinë në avionë para 9/11.
Sean Carter, avokati kryesor për paditësit, tha: “Ne kemi pohuar gjatë se ka pasur marrëdhënie të gjata dhe të ngushta ndërmjet al Kaedës dhe komponentëve fetarë të qeverisë saudite”.
Qeveria saudite ka mohuar lidhjet me terroristët dhe avokatët që përfaqësojnë qeverinë kanë ngritur mocione për të hedhur poshtë pretendimet. Paditësit duhet t’i përgjigjen kërkesës deri në nëntor. / Bota.al