E vendosur në ishullin Usedom në Detin Balltik, Pinemunde ishte një qendër e prodhimit të municioneve dhe kërkimeve sekrete për raketa,t me qëllim prodhimin e “armëve të mrrekullueshme” për nazistët, duke përfshirë raketat V-1 dhe V-2, të cilat Hitleri kishte synim t’i përdorte për të bombarduar Britaninë dhe fituar luftën.
Në gusht të vitit 1943, 586 avionë bombardues britanikë hodhën mbi 2000 ton eksploziv mbi objektet naziste, duke vonuar deri në dy muaj kërkimet për raketat V-2 (edhe pse testimi vazhdoi diku tjetër). Ky bombardim nuk do të kishte qenë i mundur, pa informacionin e marrë nga shërbimi inteligjent i Ushtrisë Polake.
Dyshimet e para për hulumtimet e çuditshme naziste, u sinjalizuan nga një agjent polak, që ndoshta duke punonte në fabrikën çeke të prodhimit të çekut në Vitovice. Dukej se nazistët ishin duke e kryer punën tepër sekrete mbi një raketë tepër të avancuar të ndërtuar përmes lingotave të çelikut.
Më pas, “Burimi Z”, një agjent polak që punonte në Pinemunde, i furnizoi aleatët me përshkrime të hollësishme të raketave që ishin duke u testuar, të punës së robërve që përdorej për të prodhuar pjesët përbërëse, dhe detajet e sakta gjeografike të objekteve në ishullin Usedom.
Në dhjetor të vitit 1943, inteligjenca polake informoi aleatët se objektet e reja nëntokësore dhe fabrikat ishin ndërtuar në rajonet Brun, Vishau dhe Olmuc në Bavari. Pastaj në fillim të vitit 1944, një raketë V-2 u rrëzua në lumin Bug pranë një terreni testimi në Sarnacki, dhe u gjet shpejt nga një punëtor polak, i cili e kamufloi atë me gjethe për të shmangur zbulimin nga nazistët.
Pasi gjermanët hoqën dorë nga kërkimet, shkencëtarët polakë i zhbërthyen raketat. Pjesët i vendosën në fuçi dhe i ruajtën në një hambar në qytetin e Holovices. Kjo i mundësoi aleatëve që të ndërmerrnin operacionin “Most III” dhe t’i merrnin pjesët e raketës në Britani. /Bota.al