Në dokumentar ai ka zbuluar se shefat e tij të sigurisë e kishin informuar se ata kishin frikë se një Boeing 737 ishte rrëmbyer nga një pasagjer me një bombë.
Dhe ata kishin frikë se avioni ishte në rrugë për të sulmuar ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Soçi, në 7 shkurt të vitit 2014.
Pilotët e aeroplanit turk Pegasus Airlines që po shkonin nga Ukraina në Turqi, kishin zbuluar kërcënimin tronditës pasi një nga udhëtarët pohoi se ishte i armatosur me një pajisje dhe po kërkonte ndryshimin e kursit të fluturimit.
Duke pasur parasysh se ndodheshin rreth 40,000 njerëz që u mblodhën në stadium për të parë ceremoninë e hapjes, Putin u kishte thënë njerëzve të tij për të rrëzuar avionin.
“Më kanë thënë se një avion në rrugë nga Ukraina në Stamboll është rrëmbyer, rrëmbyesi kërkon ulje në Soçi”.
Ai foli me shefat e tij të sigurisë, të cilët i kishin thënë se opsioni emergjent ishte rrëzimi i avionit.
Udhëheqësi i Rusisë shtoi: “U thashë atyre, veproni sipas planit”.
Më pas, Putin arriti në festimet e ceremonisë së hapjes në stadium, dhe priti një përditësim mbi situatën e tmerrshme.
Për fat të mirë, ai mori një tjetër telefonatë, qe e informoi se rrëmbimi ishte një alarm i rremë dhe se bëhej fjalë për një pasagjer të dehur. (TemA TV)