Lugina e Vdekjes është vendi i një prej mrekullive të natyrës. Për vite me radhë lëvizja e shkëmbinjve ka befasuar vizitorët dhe shkencëtarët. Por më në fund është zgjidhur misteri i lëvizjes së tyre. Deri tani për këtë mister kishte shumë teori. Por kërkuesit Richard Norris dhe James Norris kanë zbuluar të vërtetën. Ata kanë vrojtuar lëvizjen e shkëmbinjve me anë të sistemit GPS. Ata kanë ndjekur lëvizjen e 60 shkëmbinjve. Nga kjo kërkuesit zbuluan se, lëvizja e shkëmbinjve bëhet nga akulli. Një shtresë e hollë akulli që ngec poshtë shkëmbinjve gjatë dimrit shkrihet gjatë ditëve me diell. Pas kësaj, akulli, uji dhe shkëmbinjtë shtyhen nga era duke bërë që të duket sikur shkëmbinjtë lëvizin vetë. “Bëhet fjalë për një shtresë shumë të holla, 3 ose 6 milimetra”, shkruajnë kërkuesit duke shpjeguar se era që shtyn shkëmbinjtë ka një shpejtësi prej 5 metra për sekondë.
https://www.youtube.com/watch?v=UCiBhmwAkGk