Bota

Zbulohet në Ballkan qyteti antik 8000 vjeçar (Foto)

Screen Shot 2015-05-27 at 17.22.41

Një grup arkeologësh kanë gjetur qytetin më të vjetër antik i cili mendohet së është ndërtuar rreth 8 mijë vite më parë. Qyteti antik ndodhet në Bullgari dhe i përket periudhës së Neolitit.

Qyteti përbëhej nga 60 shtëpi të mëdha dhe kishte edhe dy dyqane. Kjo dëshmon se sa i avancuar ka qenë qytetërimi evropian në atë kohë. Gjithashtu, qyteti ka qenë edhe planifikuar mirë nga ana urbane. Ai përmbante tre rrugë kryesore paralele, si edhe një kanal të madh uji për ankorimin e barkave.

Zbulimi është bërë pranë qytezës së Mursalevos dhe pritet që të dalin në dritë zbulime të reja. Deri tani janë zbuluar edhe varrezat e qytetit neolitik, si edhe shumë sende dhe bizhuteri. Qyteti u zbulua rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e një autostrade që do të lidhë kryeqytetin Sofje me Greqinë.

Screen Shot 2015-05-27 at 17.22.45

Leave a Reply

Back to top button