Magazine

Zbulohet një portret i fshehur i Merit, mbretëreshës së Skocisë.

Ekspertët kanë zbulur një portret sekret të Merit, mbretëreshës së Skocisë, nën një pikturë tjetër. Një egzaminim me rreze X shfaqi një portret të pambaruar të mbretëreshës skoceze që mbretëroi mes viteve 1542-1567. Ajo u akuzua për tradhti kundër mbretëreshës Elisabet I e Anglisë dhe iu pre koka në kështjellën Fotheringay në vitin 1587. Mbi portretin e Merit u pikturua një portret i Sir John Maitland, lordi i parë Maitland i Thirlestane që ishte lord i Skocisë dhe i atribuohet artistit Adrian Vanson. Teknologjia me rreze X penetron shtresa me bojë, por nuk penetron pigmente që përmbajnë metale të rënda si plumbi i bardhë, një pigment që përdorej në pikturat e asaj kohe. Egzaminimi tregoi një hije të një gruaje që ekspertët besojnë se është Meri. Pas abdikimit të fronit skocez me shumë dyshime për vrasjen e të shoqit, Meri u burgos nga kushërira e saj mbretëresha Elisabeta që e shihte si kërcënim nga 1568 deri në vdekjen e saj. Fakti se mbi këtë portret u pikturua ai i Sir John Maitland-it, mund të këtë qenë një mënyrë për t’u distancuar nga mbretëresha e Skocisë. “Portreti i Vansonit i Sir John Maitland është një pikturë e rëndësishme në koleksionin kombëtar Trust si dhe një zbulim i mrekullueshëm i një portreti të pambaruar të Merit, – tha David Taylor, kurator i pikturave dhe skulpturave në National Trust.

 

Leave a Reply

Back to top button