Në thellësi të xhunglës veriore të Argjentinës, arkeologët kanë zgjetur një gjë që nuk e prisnin…! Në mes të vegjetacionit të harbuar, ata kanë ndeshur rrënojat e një strukture në formë shtëpie, e izoluar dhe braktisur, por vetëm pesë minuta larg kufirit me Paraguajin. Dikur, mund të ketë qenë një vendstrehim për nazistët.
Studiuesit nga universiteti i Buenos Airesit kanë gjetur sende që i përkasin Gjermanisë së viteve 1940. Udhëheqësi i projektit, Daniel Schavelzon shpjegon: “Eshtë një vend që mund të mbrohet, një vend i mbrojtur pra, i paarritshëm, ku mund të jetosh i fshehur i qetë. Bezojmë se kemi gjetur një vendstrehim të hierarkisë naziste. Sendet e gjetur në këtë vend i përkasin një kohe të kaluar: municione, porcelan dhe monedha të gjitha të prodhuara në Gjermani.
Një shenjë që sugjeron se sekretari privat i Hitlerit, martin Bormann mund të ketë jetuar këtu është hedhur poshtë pasi ai ka vdekur në Berlin, por studiuesit besojnë se shtëpia ishte përgatitur si një vend fshehje, por që nuk u nevojit asnjëherë.
Shumica e nazistëve, përfshirë Adolf Eichmannin, një prej arkitektëve kryesorë të Holokaustit dhe Josef Mengelen, doktori i kampeve të vdekjes në Aushvic, u lejuan të jetojnë të qetë në qytete të ndryshëm argjentinas pas luftës. /Bota.al