Që kur Kim Jong Un është në pushtet në Korenë e Veriut, ka ardhur edhe një ftohje e skajshme marrëdhëniesh me Kinën, shtetin që për shumë dekada, ka qenë i vetmi mbrojtës i fqinjit të vet, që sundohet prej diktatorësh, që nga kohëra që nuk mbahen mend.
Sot, teksa udhëheqësi koreano-verior urdhëron teste bërthamore të njëpasnjëshëm, të cilët e arritën kulmin me testin më të fundit të një arme termonukleare (Lexo këtu shpjegimin përse është disa herë më e rrezikshme se sa bomba atomike), shumëkush pyet, si ka mundësi që kjo krizë ka marrë këto përmasa? Çfarë ka ndodhur prapa kuintave, që ne nuk e kemi parë dot?
Me sa duket, përshkallëzimi nis disa vite më parë, me një komplot pallati, tipik për vende diktatoriale. Me xhaxhanë e Kim Jong-un, që shkon në Pekin dhe u kërkon kinezëve ndihmë që ta rrëzojnë nga pushteti nipin e tij, për të sjellë në pushtet gjysmë-vëllanë e nipit, i cili jeton në Kinë, i mbrojtur nga shërbimet e fshehtë.
Por, moment më të keq nuk mund të zgjidhte. Në Kinë po ndodhnin ndryshime të mëdha. Bota.al, në linkun e mëposhtëm sjell një rrëfim të detajuar që asaj që ndodhi në të vërtetë. Me një komplot, që nisi për të rrëzuar Kimin, por pas të cilit përfunduan të vrarë xhaxhai, vëllai dhe shumë të tjerë. Një krizë e madhe, me aktorë shërbimet sekrete dhe me aktin më të fundit, kamerën e vendosur në raketën që u lëshua pak ditë më parë, e cila shihte nga Kina…